PD ka denuar sot ndalimin nga policia dhe shoqërimin me forcë te aktivistit Altin Goxhaj.

Koordinatorja per marredheniet me publikun, Grida Duma, theksoi nepermjet nje deklarate per shtyp, se "nga njëra anë Edi Rama rrit tarifën financiare duke ua bërë edhe më të vështirë jetën 2 milionë e 100 mijë shqiptarëve dhe nga ana tjetër nuk lejon të protestohet ndaj vendimeve të tij. Forca policore e ushtruar sot ndaj aktivistit është dëshmi e rritjes së autoritarizmit të qeverisë dhe e dhunës ndaj ushtrimit të të drejtave themelore në një demokracisë, sic është ajo e fjalës së lirë dhe e organizimit".

"Qytetarët po ngrihen dhe nuk do ta lejojnë të keqen. Ka një mënyrë për të ndalur protestën. Ajo është kur qeveriset mirë, kur zbatohet ligji për të gjithë njësoj, kur merren masa për të rritur ekonominë, por jo kur rrit arbitrarisht cmimin e energjise", theksoi Duma.

"Qytetarët po ngrihen dhe Partia Demokratike është në krah të tyre", tha ajo. 

ATSH