Kandidatja e djathtë për bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi me gratë e një biznesi fason në Durrës mbi përpjekjet që bashkia do të ofrojë për kushte më të mira pune e paga më të larta.
Teksa fliste për pagat, Duma premtoi se paketa bashkiake e subvencionimit do të paguajë sigurimet e grave në nevojë dhe të rinjve të sapopunësuar duke sjellë një shtesë në rrogë të paktën me mbi 20 mijë lekë të vjetra në pagat minimale.
“Gjithandej papunësia ka rritje me 40 % për të rinjtë. Një shifër krize dhe varfërie. Në rastin e të rinjve dhe të rejave do subvencionojmë me paketë sigurimesh. Duhet domosdosmërisht një rritje rrogash. Ju edhe 20 mijë apo 30 mijë lekë ju bën punë. Do t’i ulim taksat plotësisht. Por do heqim edhe taksën e pasurisë që është dyfish por taksat e gjelbërimit e pastrimit që paguajnë këto biznese nuk mund të jenë të barabarta me bizneset e mëdha se këtu fitohet shumë pak”, tha Duma.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com