Duma në Report Tv: Shqipëria s'e meritonte hapjen e negociatave, opozita nuk mban asnjë përgjegjësi

TIRANË-Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma tha se opozita nuk ka asnjë përgjegjësi për vendimin negativ të Bashkimit Europian! Për të, fajtor kryesor është kryeministri Edi Rama. Në studion e emisionit "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, Duma argumentoi qëndrimin e saj se opozita ia la të gjitha pushtetet Edi Ramës, por megjithatë ky i fundit dështoi krejtësisht, ç'ka ka sjellë sipas saj edhe "JO-në" e BE.

"Opozita nuk mban përgjegjësi, ia la të gjitha pushtetet Ramës dhe doli në rrugë, por BE i tha për të gjashtën herë zgjidhje", u shpreh Duma. Përballë gazetarit Ilir Babaramo, për Dumën Shqipëria nuk e ka merituar hapjen e negociatave, sepse sipas saj vendi ynë renditet i fundit në Ballkanin Perëndimor për sa i përket zhvillimit ekonomik dhe se vendimi i BE-së ishte një ndëshkim për këtë aspekt, por jo vetëm.

"Shqipëria nuk meritonte hapjen e negociatave. Unë e kam deklaruar dhe paralajmëruar disa here para vendimit. Ne jemi vendi i fundit në Ballkan përsa i përket indikatorëve të zhvillimit. Dhe Rama ka pasur një plan B, ai nuk kishte plan A pasi negociatat nuk do hapeshin. BE-ja na ndërshkoi, shyqyr së nuk u ndamë nga Maqedoninë e Veriut, fatkeqësi që penalizuam Maqedoninë e Veriut", shtoi Duma.

Duke folur me gjuhën teknike, si një ish-zv.ministre e Integrimit, Duma u ndal të komentonte se përse Komisioni Europian në raportin e saj vlerësonte përparimin e Shqipërisë, por më pas Këshilli Europian mori një vendim negativ. Për të, progres-raporti flet me gjuhën teknike, e ndërsa Këshilli shikon edhe rolin e politikës në këto vendime, për këtë arsye është caktuar që vendimi të merret nga ky i fundit.

"Nga pikëpamja e zgjerimit, progres-raportet  janë shumë të vlefshme, por janë të intepretueshëm nga mënyrat më të ndryshme. Këshilli është tjetër, progres-raporti tjetër. Progres-raporti nuk pasqyron pikëpamjet politike. Komisioni Europian është shumë teknik dhe ndërsa Këshilli Europian politik, jo më kot e merr Këshilli. Administrata e BE-së është shumë burokratike, e kam thënë sa 3- fishi i DASH", përfundoi ajo në Report Tv.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sifi: 22/10/2019 18:08

    Grida ka te drejte kur thote se opozita nuk mban asnje pergjegjesi per mos hapjen e negociatave per Shqiperine ."Largimi nga parlanenti ,zjarri dhe molotovet si dhe lobimi per mos hapjen e negociatave "jane vetem kontribut.Shqiperia nuk eshte akoma gati per ne BE, por mos hapja e negociatave nga Franca u be me teper si pasoje e gjeostrategjise dhe jo deshires se tyre per te qene kunder.Shqiperia vet duhet te ngrej standartet e te berit shtet, se BE akoma nuk eshte e sigurte per vete.Shqiperia sot ka nevoje per nje klase politike sa me shqiptare,sa me te ndershme dhe sa me te afte.Para ti sherbejme vetes pastaj te plotesojme kushtet e BE

    Përgjigju
  • Erik: 22/10/2019 07:23

    Po si ka mundesi te flisni keshtu O politikane? Pse per Ramen hapen negociatat? Dhe doni vota shqiptaresh ju gjakprishur.

    Përgjigju
  • edi: 22/10/2019 01:40

    Ti duhesh te gjejshe e karaduc qe te qetesohesh ,ndryshe ,ben bllah-bllah dhe sta var njeri Bej S?x para mbrapa shit

    Përgjigju
    • Ehhuuu: 22/10/2019 08:34

      Po ai qe kjo tani se mbush, ndaj ben si histerike.

  • O tej: 21/10/2019 22:32

    Salianji e meriton dafllakun tend?

    Përgjigju
    • nik: 21/10/2019 23:31

      e meritojm the gjith

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse

'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse