DURRËS - Kandidatja e djathë për bashkinë e Durrësit, Grida Duma zhvilloi një bashkëbisedim me banorët e lagjes 12 të qytetit, me të cilët diskutoi mbi manaxhimin e qytetit. Ajo u zotua se çdo gjë e bërë mirë do vazhdojë por duke i shtuar qytetit zgjidhjet për shumë nevoja që ka dhe jo të bëjmë shpenzime luksi.
 
Shqetësimit të një qytetari se për ta nuk është bërë asnjëhetë asgjë dhe se pushtetarët bëjnë vetëm shpenzime luksi për veten e tyre, Duma ju përgjigj se shpenzimet e bëra nga bashkia për qytetin janë të padobishme për qytetarët. Sipas saj është i tepërt harxhimi 3 herë i leheve për rregullimin e pamjes para zyrës së kryebashkiakut, pasi sipas saj qyteti nuk është vetëm atje, por edhe në çdo cep të tij.
 
Banori: Nuk ka pyetur njeri për ne se çfarë bëjmë. Kemi 20 vjen nën pushtetin e kanalit. 20 vite me rrugë të shkatërruara. Ne bëmë shtëpitë me kaq mundime dhe emigracion por kaq gjë nuk bën dot shteti?! Por bëjnë shpenzime luksi
Duma: Janë harxhuar 3 herë lekë për të rregulluar pamjen para zyrës së kryebashkiakut. Çështja është se qyteti nuk është as sheshi dhe as 2 qendrat. Qyteti është gjithashtu këtu. Po të jetë këtu keq është padiskutim edhe atje
 
Ndërsa përsa i përket taksë së pasurisë që paguajnë qytetarët e durrësit, Duma tha se ato ajë është më e  lartë se ajo që paguajnë qytetarët e Tiranës dhe kjo sipas saj është absurde dhe e turpshme.

“Sigurisht që ju keni taksa më të larta se sa Tirana për taksë pasurie. Këtu është 400 lekë, atje është 280 dhe kjo është absurde dhe turp”, u shpreh Duma.
 
Më tej ajo foli edhe për gjelbërimin dhe vijat e bardha në qytet e veçanërisht në këtë zonë. Për këtë Duma tha se do të punojë me përkushtim dhe dashuri dhe të gjithë bashkë do ta bëjmë Durrësin më të bukur.

Unë them që të shkojmë me këtë frymën e mirë. Çfarë është bërë mirë, shyqyr që është bërë. Ti shtojmë qytetit sepse ka shumë nevoja të tjera. Unë them se do bëjmë një qytet me dashuri siç keni bërë ju të gjithë kangjellat tuaja. Projekti për rrugën këtu por edhe për pjesën ku janë pallatet, në pjesën e Durrësit, çdo bllok para pallatit që nuk ka një standard të caktuar gjelbërimi, një fushë sporti, dhe shkollë për metër katrorë ashtu siç e kemi është gjëja më minimale”,- tha Duma.

Kandidatja për kryebashkiake bashkëbisedoi edhe më një piktor të qytetit i cili kërkoi rivitalizimin e amfiteatrit të Durrësit.
“Do ta bëjmë dhe do ta përdorim për kulturën sepse është i shkretë ashtu siç është. Do ta bëjmë për turizëm, për kulturën si pjesë e identitetit të qytetit. Kam kaluar 14 vite andej dhe është pjesë e brendshme e imja”, tha Duma.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)