Një prej atyre deklaratave të bujshme që thuhen në media për të bërë sensacion tërhoqi vëmendjen e portaleve të ndryshme në vend, ishte ajo e gazetarit Artan Hoxha mbrëmë në Opinion kur tha se i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka dëshmuar se Presidenti Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të një deputeti.
Pas kësaj deklarate SPAK ka reaguar ashpër duke e mohuar totalisht si të pa vërtetë, duke i bërë thirrje mediave të kenë kujdes.
“Në vijim të interesimit të shtuar të mediave, në lidhje me deklarimin e gazetarit Artan Hoxha për sa i përket të dhënave të pretenduara si të deklaruara nga shtetasi nën hetim N.D. për Presidentin e Republikës së Shqipërisë, të transmetuar në televizionin Kombëtar “Klan”, në emisionin “Opinion” të datës 02.06.2022, sqarojmë opinionin publik se: Në deklarimet e dhëna në kuadër të procedimit penal nr.75/2022 që po heton Prokuroria e Posaçme, shtetasi nën hetim N.D., nuk ka deklaruar asnjë të dhënë në lidhje me Presidentin e Republikës së Shqipërisë. Duke marrë shkas nga ky rast, si dhe duke mbajtur në konsideratë edhe trajtimet që i janë bërë deklarimeve të shtetasit N.D. në emisione të ndryshme televizive, ftojmë mediat që të jenë të kujdesshme, të mbajnë në konsideratë ndjeshmërinë e kësaj çështje, të respektojnë viktimat dhe familjarët e tyre, si dhe faktin se çështja është në fazën e hetimit paraprak dhe Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar referuar nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale ka vendosur ndalimin e publikimit të vendimit nr.42 datë 17.05.2022 (me objekt caktimin e masave të sigurimit)”, thuhet në deklaratën e SPAK.
Lajm në përditësim...
Pyeteni Artan Hoxhen nese vazhdon t'i qendroje kesaj deklarate dhe nese eshte i gatshem te mbaje pergjegjesi ligjore per te dhe nese eshte ne gjendje t'a vertetoje me fakte.
PërgjigjuILIR FLORIRI ESHT PLEHRA E VENDIT.
aman meten mos ta prekni pa popullit tim b*thlepires, besprere, llafazan, dembel pa pike dinjiteti sa krahu te lutem
PërgjigjuDuhet bere kujdes kur permendet emri i shefit te Krajes,bositte korrupsionit Ilir Meta Floririt! Dhe ne kete drejtim Arben Kraja ka te drejte te revoltohet e te pergjigjet vetetimthi!Deklarata te tilla i prishin humorin Krajes,por dhe imazhin mafiozit Meta! Te jete e mundur qe Metaj te kete porositur me te vertete vrasjen ne fjale?! Mos o zot! Ky engjell i ketij populli te beje gjera te tilla? Kjo s'duhet te jete e vertete,sepse sheiket e tipit Metaj jane pasuruar me "rrogen e shtetit" dhe nuk i bien ne qafe njeriu!!!Dhe kete e verteton dhe gjitoni i tij Kraja,qe eshte dhe "barometri " i te vertetes ne kete vend!Antena e Krajes eshte shtrire per te shuar cdo ze kunder Metajt e Monikes!
Përgjigju