Teksa Altin Dumanit i mbaron mandati 3- vjeçar në krye të SPAK, të hënën do të zhvillohet ceremonia e kalimit të detyrës nga Altin Dumani tek kreu i ri i SPAK Klodian Braho.
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka njoftuar zhvillimin e ceremonisë së kalimit të detyrës nga kreu aktual, Altin Dumani, te Klodian Braho që do të zhvillohet në orën 10:00, në Sallën e Mbledhjeve të SPAK.
Altin Dumani, i cili pasoi Arben Krajën, të parin drejtues të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, tashmë do të jetë prokuror në SPAK, deri në vitin 2028, kur i përfundon mandati 9-vjeçar.
‘Ceremonia e kalimit të detyrës nga Z. Altin Dumani te Z. Klodian Braho, një moment i rëndësishëm për sigurimin e vazhdimësisë dhe forcimin e mëtejshëm të punës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimitt ë Organizuar (SPAK). Aktiviteti zhvillohet të hënën, në orën 10:00, në Sallën e Mbledhjeve të SPAK’, thuhet në njoftim.
Komente












Po iken nje egomaniak qe nuk pati kurre deshire te bente drejtesi por vetem te bente protagonistin madje edhe te bente puç institucional.Njeri qe i hipi vetja ne qejf nga dekoratat e nderkombetareve qe ja conin te gatshme gjithe ceshtjet ndaj trafikanteve shqiptare e ky vetem leshonte flete arrestet. Nje prokuror qe qellimisht injoroi krimin shteteror te 21 Janarit,maskaren e Gerdecit dhe puçin e shtetit te vitit 1998.
Përgjigju