Njëri prej tyre shprehet se qeveria duhet të ndërhyjë për faktin se firma nuk është fantazmë dhe se ushtron aktivitet me lejen e saj. Se duhani nuk ka kaluar kontrabandë por në doganat e shtetit dhe dihet se sa ka kaluar. Nëse duhani nuk ka kaluar atëherë le të kthehet prap.
“Kemi prodhuar duhanin e vitit 2016, nuk kemi marrë lekët akoma. U bën dy vjet pa marrë nga firma e duhanit “Mika Korça”Kam shitë duhan tek kjo kompani edhe kam për të marrë5 .5 milionë lekë. Unë si person i ka dërguar një letër ministrisë së Financava dhe më ka kthyr një përgjigje që thuhet ne nuk mbajmë asnjë përgjegjësi për këtë, por mban firma. Ne e kemi një kontratë me firmën dhe duhet t’i drejtohemi asja për lekët.I Kërkojmë qeverisë në këtë drejtim se firma “Mika Korça” nuk ka hyrë në ajër ka hyrë me lejen e shtetit dhe me dijeninë e tij. Duhani nuk ka kaluar kontrabandë, por ka kaluar në kufijë dhe është i kontrolluar”-shprehen fermerët.
Një tjetër fermer ankohet se me lekët e duhanit mban familjen. Se ai dhe gjithë të tjerët paguajnë taksa. Se me kulturën e duhanit mbijetojnë. Shteti aksioner me firmën dhe se ata janë zhytur në borxhe.
Dikush apelon edhe për të tjerët që të vijnë të dalin në shesh e të mos kenë frikë shtetin.
Sipas tij populli ka frikë pasi ky shtet hakmerret, i heq nga puna, i pret dritat etj. Fermeri shkon akoma më tej duke i bërë apel Edi Ramës që të ndërhyjë që ta lënë drogën pasi parlamenti është bërë i gjithë drogë
Kryetari i shoqatës së fermerëve të kultivuesve të duhanit Petrit Paja deklaron se janë 1470 fermerë që nuk kanë marrë lekë duhani. Ai thekson se i janë drejtuar me kërkesa Ministrisë Ekonomisë dhe Bujqësisë. Se i kanë bërë thirrje ministrit Peleshi i cili nguron ti takojë. Më tej ai nënvizon se Mika Korça është aksionere me shtetin.
“Kam kërkesat që i kemi drejtuar ministrisë së Ekonomisë, Bujqësisë, nuk na kanë kthy përgjigje për takim. Thirrje zotit Peleshi, pse nuk takoni fermerët e Dumresë? Jan të katandisur, pse nguroni. Ministria e Ekonomisë ka përgjegjësinë e vet ligjore, se Mika Korca është një kompania aksionere me shtetin shqiptar, prandaj në fund kërkojmë që të merren masa në lidhje me këtë problematikë”-thotë Petrit Paja, kryetar i Shoqatës së Fermerëve .
Në fund kryetari i shoqatës së fermereve kërcënon se protesta do të përshkallëzohet para ministrive dhe kryeministrisë. Ai ka kërkuar edhe zbatimin e ligjit të ri për duhanin pasi ligji i vjetër i diskriminon. Njëkohësisht ai ka akuza konkrete për segmente të caktuara të administratës në Ministrinë e Bujqësisë që bëhet pengesë për shqetësimin që ata ngrenë.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

VIDEO







