Durim Bami kërkon heqjen e arrestit
shtëpiak,avokati:Gjykatat ping-pong

Gjykata e Lartë dhe ajo e Krimeve të Rënda bëjnë "ping pong" me gjyqin për ndryshim mase sigurie ndaj Durim Bamit.

Prej 1 muaji Krimet dhe Kolegji Penal nuk shqyrtojnë kërkesën për heqjen e arrestit të shtëpisë ndaj tij.

Durim Bami u hetua dhe u arrestua për atentatin e rremë ndaj deputetit Tom Doshi në 2015-ën. Avokati i tij prej 1 muaji i kërkon drejtësisë të shqyrtojë kërkesën për heqjen e arrestit shtëpiak, por asnjë prej instancave të drejtësisë nuk e merr përsipër, duke u shprehur se s'kanë kompetence sipas Kodit të ri të Procedurës Penale. 

Ilir Murati, avokati i Bamit ka deklaruar se ka kaluar më shumë se 9 muaj nga afati për shuarjen e masës arrest shtëpie, ndonëse shton ai, ligji thotë se duhet të shqyrtohet brenda 48 orëve nga momenti i paraqitjes së kërkesës dhe pa prani të pandehurit, avokatit apo prokurorit. ""Ping pongu" vazhdon, cenohen rëndë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut", tha avokati mbrojtës, Ilir Murati.  

durim bami dokument 1
durim bami dokument 2
durim bami dokument 3
(Kërkesa e avokatit mbrojtës të Bamit për heqjen e arrestit shtëpiak)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump