Duro: Nëse Partizani nuk arrin në
Europa League, do të largohem

Duro: Nëse Partizani nuk arrin në<br />Europa League, do të largohem
Pas dështimit në objektivin e parë edhe pse jo matematikisht, që ishte titulli kampion në Superiore, trajneri i ekipit të Partizanit, Shpëtim Duro shprehet se nëse nuk do të kualifikohen në Europa League do të largohet nga drejtimi i demave të kuq.

Ndeshjen me Kukësin, Duro e cilëson si gabimin më të madh, pasi nëse do të kishin fituar do të ishin në garë deri në fund për trofeun, ndërsa barazimi e nxori jashtë.
 
 “Të shtunën na pret një përballje e cila nuk duhet konsideruar e lehtë, pasi në këtë fazë kampionati të gjithë kundërshtarët janë njësoj. Nuk duhet të harrojmë që jemi skuadra që kemi lënë pikë me ekipet e ashtuquajtura të lehta.
 
Ndaj Teutës do të hymë në fushën e lojës me objektivin e vetëm, atë të tre pikëve. Teuta ka një skuadër që lufton shumë dhe sidomos është në një moment kur rrezikon pozitat e saj.
 
Partizani ka zhvilluar një kampionat mjaft të mirë me lojtarë cilësorë të cilët i kam ofruar në skuadër por sigurisht në fund vetëm një ekip do mundet të shpallet kampion.
 
Në fillim askush nuk besonte se ne do rivalizonim, por ne e kemi bërë një gjë të tillë denjësisht. Kemi gabuar një javë më parë me Kukësin, duke barazuar, pasi nëse nuk do e kishim bërë atë gabim atëherë do ishim në garë deri në fund të sezonit.
 
Tashmë duhet të bëjmë më të mirën në ndeshjet që na kanë mbetur për të arritur përfaqësimin në Kupat e Europës. Nëse arrimë një vend në Europë un do ta konsideroja të suksesshëm këtë kampionat për Partizanin.
 
Është bërë një punë shumë e madhe te Partizani dhe sigurisht që dëshira ime është të vazhdojë, por do të mbetet gjithçka për t’u parë.
 
Dëshira ime është të vazhdoj punën në krye të skuadrës dhe dua që projekti të vazhdojë. Por se si do rrjedhin ngjarjet kjo është ende për t’u parë.
 
Dua t’i falenderoj tifozët që na kanë mbështetur gjatë gjithë fazave të kampionatit, dhe e kam thënë edhe më parë që janë pjesa me e bukur e kësaj skuadre.
 
Natyrisht dua edhe t’i kërkoj falje për rastet kur nuk kemi arritur t’i kënaqim siç duhet, por dua t’i them që kemi bërë gjithmonë maksimumin dhe do vazhdojmë kështu deri në ndeshjen e fundit” deklaroi ai.
 
 
d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja