Mbi 10.000 objekte në qarkun e Durrësit nuk do të përfshihen në procesin e legalizimeve. Ekspertët e ALUIZNI-t thonë se këto objete nuk mund të përfshihen në procesin e legalizimeve, pasi janë ngritur në zonat arkeologjike. “Zonat me numërin më të lartë të objekteve pa leje që nuk do të përfshihen në proces janë: zona A e qytetit të Durrësit, e cila konsiderohet zonë arkelologjike, kodra nga Vila deri në Porto-Romano, një pjesë e zonës së ish-Kënetës dhe në rrethin Krujë”, tha për mediat Kreu i ALUIZNI-t në Durrës, Flamur Gjuzi.