Durrës, 2.1 milionë ton mallra
në periudhën janar-gusht

Durrës, 2.1 milionë ton mallra<br />në periudhën janar-gusht
TIRANE - Në portin më të madh të vendit, atë të Durrësit, për periudhën janar-korrik 2013 u përpunuar 2.1 milionë ton mallra ose 99,000 ton më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2012. Burimet zyrtare të Autoritetit Portual bënë të ditur se gjatë së njëjtës periudhë eksportet shënuan rritje me 36%, ndërsa importet ranë me 13%. Sipas të njëjtit burim, vetëm gjatë muajit korrik të këtij viti u përpunuar mbi 364 mijë ton mallra, ose 14% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Ndryshe nga ecuria e 7-mujorit në tërësi, gjatë korrikut u vi re se rritje e importit të mallrave me 19% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.  Po për këtë muaj sasia e mallrave të përpunuar arriti në mbi 189,000 ton. Në periudhën janar-korrik në terminalin përkatës u përpunuar rreth 62,000 kontejnerë ose 13.200 më shumë se një vit më parë.

Në dhjetor të vitit të kaluar shërbimet e këtij terminali u dhanë me koncesion për një periudhë 35-vjeçare dhe kjo ka bërë që të rriten shifrat e përpunimi. Kontejnerët kanë transportuar mbi 860,000 ton mallra ose 41% e totalit të mallrave, kurse tragetet kanë transportuar 460,000 ton mallra.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.08.2013
 
Redaskai Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë

GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë