Një efektiv i policisë rrugore është goditur për shkak të detyrës në qytetin e Durrësit. Gëzim Guza është goditur nga një 24-vjeçar, pasi nuk ka pranuar gjobën e vënë.
Pasi ka ushtruar dhunë ndaj efektivit të policisë, 24-vjeçari Denis Grabovari është larguar me automjetin e tij. Ngarja ka ndodhur pranë Pallatit të Sportit në qytetin bregdetar.
Vetëm disa minuta më vonë patrulat e policisë kanë mundur të arrestojnë 24-vjeçarin në zonën e ish-kënetës, ndërsa nuk ka bërë rezistencë.
Ndërkohë efektivi i policisë, ndodhet në spitalin e Durrësit, ku po merr ndihmën mjekësore, por nuk ka dëmtime serioze.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com