Një grua është dhunuar në Durrës, pas një konflikti për  çështjen e një pagese me bashkëshortin e saj.

55 vjeçari, M.B, akuzohet se ka plagosur me grusht gruan e tij R.T, 50 vjeç pas një konflikti që ata kishin me njëri tjetrin për çështje parash.

Policia njofton se ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për shtetasin M.B., vjeç 56, banues në Durrës.

Sipas informacioneve nga policia, ky rast është regjistruar në lagjen nr. 1 dhe gjithçka ka ardhur vetëm pas një konflikti për pagesë.

Redaksia Online
E.S /shqiptarja.com