Durrës, aktiviteti i portit +2%
41% më shumë eksporte

Durrës, aktiviteti i portit +2%<br />41% më shumë eksporte
DURRËS - Në kalatat e portit të Durrësit, gjatë periudhës nga janari deri në fund të qershorit të vitit në vazhdim janë përpunuar 691 anije tregtare, që kanë kryer një volum ngarkim-shkarkimi prej 1.731.000 tonësh mallra, duke shënuar një rritje prej 2 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Burime nga drejtoria e Autoritetit Portual (APD) bënë të ditur se eksportet nga porti më i madh i vendit, kanë patur një rritje 41 për qind, krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit 2012. Gjatë këtyre 6 muajve, nga Durrësi janë nisur drejt porteve të tjera afro 823 mijë ton mallra, ndërsa sasia e mallrave të importuar në të njejtën periudhë arrin në afro 903 mijë ton.

Anijet e specializuara kanë transportuar drejt Durrësit apo anasjelltas afro 50 mijë kontejnerë me mallra të ndryshme, duke realizuar një sasi kontejnerësh të përpunuar në port gjatë kësaj periudhe 25 për qind më e lartë se sa ajo e 6-mujorit të parë të vitit paraardhës, u shprehën burimet, ndërsa pohojnë se, në raport me të njejtën periudhë të vitit 2010, numri i kontejnerëve të transportuar me anije është 14.600 njësi më shumë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.07.2013
 
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Biden kërkon 24 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, Elon Musk: Kjo nuk është mirë

Biden kërkon 24 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, Elon Musk: Kjo nuk është mirë