DURRES- Dy të rinj janë arrestuar mbrëmjen e sotme për armëmbajtje pa leje në qytetin e Durrësit. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia e Durrësit në kuadër të aksionit kundër pikave të paligjshme të lojërave të fatit, u kontrolluar edhe dy të rinj të cilët ndodheshin në këto ambiente të armatosur.
Shtetasit Dorjan Beqja, 21 vjeç, nga Sukthi, iu gjet pistoletë, ndërsa 20-vjeçarit me iniciale Z.F nga Shijaku, iu gjet një thikë.
Dy të rinjtë janë shoqëruar në komisariatin e qytetit të Durrësit, ndërsa janë marrë në pyetje lidhur me armët që mbanin.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com