Durrës, arrestohet gardiani i dehur
qëllon shokun, por plagos veten

Durrës, arrestohet gardiani i dehur<br />qëllon shokun, por plagos veten
DURRËS –  Dje, policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë, një gardian të burgut të Durrësit, 30-vjeçarin Kastriot Kutriçi, banues në këtë qytet.
 
Arrestimi tij është bërë edhe pse dje ai mbeti i plagosur pas një grindjeje në gjendje të dehur me një shokun e tij.  
 
Ngjarja ndodhi rreth ores 03.20; Kutriçi i dehur është konfliktuar brenda automjetit të shokut të tij, 28-vjeçarit E.S. me makinën “Volsvagen” me targë LAË 442 dhe ka qelluar tre herë me pistoletë në drejtim të tij.
 
Pas ndërhyrjes së familjarëve për t’i ndarë, gardiani ka plagosur veten, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
 
Policia bllokoi pistoletën e tij model 54 dhe çështja iu kalua Prokurorisë me akuzën e vrasjes me dashje, mbetur në tentativë.
 
Redaksia online
(armanda.shtëmbari/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

7 viktima nga moti i keq me stuhi e shi në Francë e Zvicër, përmbytje e rrëshqitje dheu në zonat alpine në Itali

7 viktima nga moti i keq me stuhi e shi në Francë e Zvicër, përmbytje e rrëshqitje dheu në zonat alpine në Itali