DURRES- Një punëtor ndërtimi humbi jetën paraditen e sotme pasi është rrëzuar nga një lartësi prej një pallati i cili ishte në ndërtim e sipër.

Viktima,Besnik Karaj, 45 vjeç,  banor i lagjes 14, Shkozet Durrës ndërroi jetë në spital.

45-vjeçari dyshohet se ka rënë nga skela. Dyshohet se shkak i aksidentit është moszbatimi i rregullave teknike.

Në orët në vazhdim priten të jepen detaje të tjera në lidhje me rrethanat e ngjarjes.   

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)