DURRES-Një person i paraburgosur ka kërcënuar nga qelia gruan e tij. Sipas policisë 53-vjeçari banues në fshatin Xhafzotaj kërcënoi gruan nëpërmjet telefonit nga burgu. 37-vjeçarja, banuese në Tiranë e frikësuar ka denoncuar rastin, ndërsa materialet janë referuar në prokurorinë e Tiranës.
/Shqiptarja.com
“Më datë 28.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.D, vjeç 53, banues në fshatin Xhafzotaj, Durrës, me masë sigurie “Arrest në burg“ në IEVP Durrës, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit, ka kanosur për vrasje bashkëshorten L.H vjeç 37, banuese në Tiranë. Neni 275 i Kodit Penal” thuhet në njoftimin e policisë.
dy.b/shqiptarja.com








