DURRES - Në Durrës, pranë shëtitores buzë detit është vendosur disa vjet më parë statuja e këngetarit të famshëm John Lenonit,këngëtarit që më shumë se kushdo i këndoi vlerave të lirisë dhe të paqes.

Edhe Festa e Rinisë e ka marrë spunton pikërisht te 8 dhjetori i vitit 1980 kur ai mbeti i vrarë ne SHBA ku jetonte prej disa vitesh. Sot kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dakoi shoqëruar nga të rinj durrsakë, nën tingujt e kitares që luante muzikë të Lenonit vendosi një tufë me lule të statuja e tij.

"Sot është 8-dhjetori dhe është një përkujtimore, dita e vdekjes së Xhon Lenonit por që është një ditë e lidhur më atë që ne sot festojmë, pra ditën e rinisë sepse pikënisja e revoltës së viteve '90 nisi atë ditë kur një grup intelektualësh, studentësh donin të përkujtonin 10 vjetorin e vdekjes së Xhon Lenonit dhe nga aty nisi revolta e madhe qytetare, studentore kundër atij regjimi." tha Dako

Çdo ditë në Durrës, me dhjetëra qytetarë, turistë, të rinj, fansa të John Lenonit bëjnë fotografi pa mbarim duke e kthyer në një vend pelegrinazhi statujën e tij.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)