Durrës, djali tenton të vrasë
babanë e dehur e të dhunshëm

Durrës, djali tenton të vrasë<br />babanë e dehur e të dhunshëm
DURRES - Një krim brenda familjes u parandalua nga forcat e rendit mëngjesin e së dielës në rrethin e Durrësit.

Siç lajmëroi policia, i riu Fatjon Balla u arrestua pasi tentoi që të vriste babain e tij me thikë, pas një zënke për motive të dobëta.

Mësohet se babai i agresorit kishte probleme me alkoolizmin dhe shpesh ushtronte dhunë kur vinte në shtëpi në gjendje të dehur.

Ishte pikërisht një prej këtyre momenteve, kur Balla tentoi të vriste të atin, por policia e lajmëruar prej familjarëve mundi të ndërhynte në kohë, duke vënë në pranga të riun. 

Redaksia online
Marrë nga "Top Channel"

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Çfarë pritet nga zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar?

Çfarë pritet nga zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar?