DURRES- Banorët e komunës Ishëm vazhdojnë të hasin në predha artilierie të vjetra që i përkasin periudhës së Luftës së Dytë Botërore. Tre ditë nga zbulimi i mbi 80 predhave në majën e një kodre, 200 metra më tutje, banorët zbuluan edhe 30 të tjera.
Predhat janë gjetur në po në fshatin Shetë të komunës Ishëm në rrethin e Durrësit. Banorët po bënin një zgjerim të rrugës për të hapur tokë të re kur kanë hasur në predhat e vjetra. Më 27 korrik në majën e kësaj kodre, një banor gjeti 80 predha teksa po gërmonte për të hapur themelet e shtëpisë së tij.
Sipas banorëve në këtë kodër në kohën e luftës nacional - çlirimtare ka qenë një rezistencë e gjermaneve dhe ka shumë gjasa të ketë municione të tjera të këtij lloji të artilerisë së rëndë. Banorët bëjnë apel për ndërhyrje pasi mund të jenë të rrezikshme për jetën e fëmijëve të tyre.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com