Durrës, grabiten me armë 3 mln
lekë në një pikë mermeri

Durrës, grabiten me armë 3 mln<br />lekë në një pikë mermeri
DURRËS - Një pikë mermeri në fshatin Xhafzotaj të Durrësit ka rënë pré e një grabitjeje të armatosur. Dy grabitës, të pajisur me armë, kanë hyrë në ambjentet e biznesit kur aty ndodhej vetëm pronari dhe nën kërcënimin e armëve kanë marrë një shumë të caktuar parash.
 
Mësohet se hajdutët kanë grabitur një shumë rreth 3 milionë lekë të vjetra, ndërsa më pas janë larguar me një makinë me targa të huaja në drejtim të paditur. Ndërkohë që policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po merr dëshminë e pronarit, për të bërë identifikimin e autorëvë të grabitjes.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot në Kosovë

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot në Kosovë