Durrës, Haxhinasto: Disa segmente
hekurudhore do jepen me koncesion

DURRES- Ministrit i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka inspektuar paraditen e sotme bazën e shërbimit të mjeteve të lëvizshme në sektorin e hekurudhës shqiptare pranë plazhit në Durrës. Sipas tij problemet e hasura janë të shumta, por po punohet për rigjenerimin e hekurudhës, ndërsa ka shtuar se po shihet mundësia që disa segmente hekurudhore të jepen me koncesion.
 
Sipas tij prioritet për zhvillimin e hekurudhës janë rikonstruksioni dhe ndërtimi i segmentit Tiranë-Rinas-Durrës, rivitalizimi i segmentit Durrës-Pogradec dhe Durrës-Bajzë me qëllim lidhjen me hekurudhën e Maqedonisë dhe Malit të Zi.
 
Ndërkohë ende nuk ka një datë të saktë se kur kryeqyteti do të ketë stacionin e tij hekurudhor.
 
Vitin e kaluar Bashkia e Tiranës së bashku me qeverinë e mëparshme vendosën prishjen e stacionit hekurudhor të kryeqytetit me synim zgjerimin e bulevardit.
 
Pas inspektimit të bazës mekanike, ministri Haxhinasto ka vizituar edhe mjediset e shkollës së navigimit detar, e cila gjendet në hyrje të shëtitores “Taulantia” në qytetin e Durrësit.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë