Durrës, ish-kombinati kimik
zonë e “nxehtë” ndotjesh

Durrës, ish-kombinati kimik<br />zonë e “nxehtë” ndotjesh
DURRES- Edhe ish-kombinati i kimik në “Porto Romano” në Durrës vazhdon të mbetet një zonë e nxehtë e ndotjes kimike. Pavarësisht se në 2011 magazina ju nënshtrua një projekti për largimin e mbetjeve, por magazina vijon të mbetet një zonë me prezencë helmesh.

Ndërkohë një projekt i mbretërisë së Hollandës në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe qeverinë shqiptare akordoi një fond prej 4 milion eurosh për inkapsulimin e mbetjeve të ish-kombinatit. Megjithatë ende mbetet funksionale tabela ku shkruhet “Kujdes zonë me mbetje të rrezikshme”.

Gjithsej nga ky projekt u inkapsuluan rreth 55 mijë metër kub mbetje të ngurta dhe lëndë toksike, megjithatë ministria e Mjedisit e cilëson ende si një zonë me rrezikshmëri të lartë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez merr nëpër gojë Shqipërinë! Gënjen publikisht për votat e 'Topit të Artë'

VIDEO/ Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez merr nëpër gojë Shqipërinë! Gënjen publikisht për votat e 'Topit të Artë'