Një person është plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor në Durrës, të ndodhur pasditen e sotme.
Nga informacioni paraprak i policisë, bëhet me dije se 60-vjeçari K.A. është transportuar për në Spitalin Ushtarak Tiranë, ku ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.
60-vjeçari ishte duke udhëtuar me një motorçikletë tip “Lifan” pa targa, kur është pëplasur nga një kamion i markës “Benz” me targë AA 461 KB, që drejtohej nga Ardjan Hasani.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:20, në rrugën nacionale Fushë-Krujë - Durrës, në vendin e quajtur karburant “Ervini”, saktësojnë burime zyrtare nga policia.
Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në ambjentet e komisariatit të policisë së Durrësit, ndërsa efetivë të policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com