Durrës, Koka: Aksion për prishje
ndërtimesh pa leje në autostradë

Durrës, Koka: Aksion për prishje<br />ndërtimesh pa leje në autostradë
DURRËS - Pastrimi i Shqipërisë, ka çuar sot në Durrës, ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, i cili është njëkohësisht edhe deputet i këtij qarku. Duke folur me nxënës të shkollave, ministri Koka ka deklaruar se, mund të ketë edhe një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje, në të gjithë zonën e autostradës.

“Nuk përjashtohet edhe prishja e ndertimeve pa leje që nuk kanë respektuar distancën në autostradë. Do të bëhet edhe zhvendosja e distributorëve të karburanteve që nuk kanë marrë leje dhe nuk kanë respektuar distancat e kërkuara”, ka deklaruar gjatë fjalës së tij, ministri Koka.

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka zhvilluar një takim me nxënësit e shkollës së mesme, “Gjergj Kastrioti”, për të sensibilizuar të rinjtë durrsakë për të qenë më aktivë në lidhje me problemet e mjedisit.

Të rinjtë e kësaj shkolle e kanë njohur ministrin me nismen e tyre për një Shqipëri më të pastër. Nga ana e tij, ministri Koka, ka kërkuar që kjo nismë të sinkronizohet me nismën e ministrisë që të pastrojmë Shqipërinë në një ditë.

Por duket se, sfida e ministrit Koka, duket se është zgjidhja e problematikës së Kodrës së Currilave, e përfshire nga erozioni dhe rrezikon të rrëshqasë dhe të shembet.

Për këtë provlem, Koka ka deklaruar se, pranverën që vjen do nisë gjelbërimi i kësaj zone përmes një projekti me vlerë 2 mln euro. Gjithashtu ai ka deklaruar, se do të kërkojë nga qeveria, që kjo zonë të shpallet, zonë e mbrojtur.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës