DURRES- Lindita Muka do të jetë drejtorja e re e arsimit në qarkun e Durrësit. Muka u përzgjodh në këtë post nga një juri e përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, mësues dhe prindër, pas debatit publik që u zhvillua mes pesë kandidatëve pjesëmarrës në këtë garë.
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e pranishme në këtë konkurs, theksoi se në arsimin shqiptar po fryn një erë e re, që karakterizohet nga vizioni dhe përkushtimi.
Pasi është shpallur fituese e kësaj gare, drejtorja e re e Arsimit në Durrës, Lindita Muka ka përcaktuar rritjen e cilësisë në mësimdhënie dhe përgatitjen e një stafi pedagogjik të kualifikuar si prioritetet e punës saj.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarjac.com)
/Shqiptarja.com