DURRES- Automjeti i një oficeri të policisë së portit të Durrësit, Myslym Gyzeli është përfshirë pjesërisht nga flakët mëngjesin e sotëm. Makina ishte parkuar para pediatrisë së spitalit të Durrësit. Zjarri ka shpërthyer në baterinë e makinës, rreth orës 09: 30 minuta ndoshta nga një masë në sistemin elektrik. Policia deklaron se ngjarja ka qenë aksidentale, dhe përjashton cdo pistë tjetër.
(sg/shqiptarja.com)