Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur pasditen e sotme në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Plazhit, teksa një makinë tip “Ford” është përplasur me një motor. Si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është dërguar në spitalin e Durrësit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë lëvizja me shpejtësi e automjetit dhe motori, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/Shqiptarja.com
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë lëvizja me shpejtësi e automjetit dhe motori, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.











