Gjatë ditës së sotme, rreth orës 10:30 në rrugën "Aleksandër Goga" në qytetin e Durrësit një mjet tip Ford ka marrë flakë në pjesën e përparme të motorit.

Fatmirësisht pasoja në njerëz nuk ka, por vetëm dëme të vogla materiale.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak ka qenë një defekt teknik në mjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve.

s.k/Shqiptarja.com