Dy shtetas nga një fshat i Durrësit gjenden të dëmtuar në spital, në Tiranë.

Bëhet fjalë për shtetasin 49-vjeçar me iniciale S.P. dhe shtetasin 44-vjeçar me iniciale B.P, të dy banues në fshatin Bizë, Ishëm të Durrësit.

Shkaku i dëmtimit vjen nga një bombul gazi, të cilën dy bashkëfshatarët kanë qenë duke e montuar në serën e tyre. Për pasojë, shtetasit ndodhen në spitalin e Tiranës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

d.gj/ Shqiptarja.com