Durrës, në kërkim të sheshit për
monumentin e Dom Nikoll Kaçorit

Durrës, në kërkim të sheshit për<br />monumentin e Dom Nikoll Kaçorit
DURRËS - Numri 2 i qeverisë së parë shqiptare, Vlorë 28 Nnëtor 2012, atdhetari dhe kleriku i shquar, Dom Nikollë Kaçorri, edhe pse kanë kaluar katër muaj nga manifestimet e 100-vjetorit të Pavarësisë është në pritje të bocelit dhe gjetjes së vendit ku do të vendoset monumenti i tij.

Skulptorët që po punojnë për të dorëzuar bocetet, brenda datës 29 prill, kanë shprehur edhe opinionet e tyre, lidhur me sheshin e mundshëm, ku do të vendoset shtatorja prej bronzi me lartësi 2.6 metra.

Lulishtja pranë portit, ku është vendosur edhe busti i Ismail Qemalit, mund të jetë një nga opsionet e mundshme për vendosjen e monumentit të nënkryetarit të qeverisë së Vlorës, por ka mjaft debate.

Nderimi i Dom Nikoll Kaçorrit në Durrës ka nisur që në 2003-shin, kur Kisha katolike e qytetit vendosi një bust kushtuar atdhetarit dhe prelatit, pranë Torrës Mesjetare, vepër e skulptorit Qazim Kërtusha.

Dy muaj më parë, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve shpalli edhe konkursin mbarëkombëtar për realizimin e shtatores, kushtuar figurës së rëndësishme historike të Dom Nikoll Kaçorrit, por ende shtatorja e tij qëndron në “pritje” të artistëve, skupltorëve dhe urbanistëve që do të paraqiten para jurisë brenda disa javësh, për bocetin që fiton, dhe po “kërkohet edhe vendin ku do të vendoset”, thonë burime nga MTKRS.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve