Në 7 ditët e para të aksionit kundër informalitetit në sektorin e ujit të pijshëm grupet e task forcës kanë ndërprerë furnizimin për 50 biznese debitore si dhe kanë proceduar penalisht 4 pronarë biznesesh.

Në javën e parë janë kontrolluar dhe verifikuar 350 subjekte në total në gjithë zonën e mbulimit. Ndërkohë që po njoftohen një nga një të gjithë pronarët e lavazheve që të marrin masa pasi nga data 1 mars 2018 ato nuk do të furnizohen me ujë të pijshëm sipas Kodit të Ujit që është në fuqi.

d.b/shqiptarja.com