DURRËS - Transportonte lënde narkotike në pranga një qytetar italian. Arrestimi është bërë mbrëmjen e sotme në portin e Durrësit, kur ai ka qenë duke hipur në traget.
Burime nga policia portuale kanë bërë të ditur se, shtetasi italian Guerrino Festuçia, 39 vjeç, është vënë në pranga pasi ishte duke transportuar 18 kilogramë lëndë narkotike me makinën e tij.
Policia kishte marrë informacione në rrugë operacioneve se, 39-vjeçari në makinën e tij të markës, “Alfa Romeo”, me targa AP387FP ndodhej një sasi lënde narkotike dhe ka ushtruar kontroll.
Gjatë kontrollonit në urën 2 të portit, policia gjeti lëndën narkotike dhe vuri në pranga italianin e dyshuar si transportues i lëndës narkotike.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com