Partia për Drejtësi Unitet dhe Integrim është ndalur sot në qytetin e Durrësit, ku ka prezantuar kandidatët e saj për këshill bashkiak të kësaj bashkie. PDIU në zgjedhjet e 21 qershorit është pjesë e koalicionit, Aleanca për Shqipërinë Europiane.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe kandidati i ASHE-së për bashkinë e Durrësit, Vangjush Dako, i cili duke e falenderuar PDIU për mbështetjen në këto zgjedhje, theksoi se në të gjitha zonat përreth qytetit të Durrësit, që me ndarjen e re administrativo - territoriale do ti bashkohen bashisë së re, do punojë për transforimin e tyre si një qytet.
“Disa nga investimet që ne kemi realizuar janë: Mbikalimi i Plepave, Ura e Dajlanit, Shëtitorja Iliria. Këto kanë ndryshuar imazhin e qytetit të Durrësit, si një qytet në zhvillim dhe dinamik. Kemi gjetur në zonat e Durrësit si: Manës, Sukth, Rrashbull, Katund i Ri një situatë tjetër. Kemi gjetur njerëz që jetojnë në varfëri e mjerim. Por ne ashtu siç kemi transformuar Durrësin, ashtu do transformojmë edhe këto zona. Manës, Sukth, Rrashbull, Katund e Ri do i transformojmë si një qytet. Nuk po i premtoj këto për fushatë por sepse kam mbi supe disa vite punë. Me reformën e re territorial një kryetar bashkie ka mundësi të mëdha për të hedhur themele të forta për zhvillimin e të gjithë qyteteve. Durrësi do të jetë lokomotivë për të gjithë qytetarët. Do të aplikohen modelet e teknologjisë së fundit në të gjitha fushat, në arsim , shëndetësi dhe fusha të tjera”, - tha Dako.
Më tej, Dako është ndalur në dy prej investimeve që do jene në fokus të punëve të tij. E para ka të bëjë me ndërtimin e një “velieri”, pranë portit të Durrsit që do të shërbejë si një pikë turistike, e cila do të vizitohet nga vendas dhe të huaj. Së dyti, projekti tek muzeumi, ku do të ndërtohet një shesh i ri.
“Po ju paraqes dy nga projektet tona: Së pari, një velier do të ndërtohet pranë portit. Do jetë një hapësirë publike që do u ofrojë kënaqësi turistëve por dhe banorëve të durrësit. Së dyti, projekt tek muzeumi, i cili do jetë një projekt që do ofrojë një shësh i ri”, - tha Dako.
Idrizi: Votoni PDIU për të ringritur krenarinë kombëtare
Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi zhvilloi takimin elektoral në qytetin e Durrësit, në prani të qindra mbështetësve të kësaj partie.
Në fjalën e tij z. Idrizi theksoi se PDIU është një parti sovrane, që merr vendimet në bazë të interest të votuesve të saj dhe nuk është zare e askujt. Ai u bëri thirrje durrsakëve të votojnë numrin 34 dhe rrëfeu se ambicja e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet është të dyfishojë votat në zgjedhjet e 21 qershorit, për të mbështetur edhe me më shumë forcë kauzat e mëdha kombëtare.
"Kemi ambicje që të jemi një parti e madhe dhe këtë e kemi treguar e do ta tregojmë edhe në këto zgjedhje. Ne nuk do të shkojmë vetëm dhe vetëm për të fituar katër bashki, por ne do të dyfishojmë votat, për të marrë forcë nga votat dhe nga numri 34 që unë ju ftoj që ta votoni." - tha z. Idrizi.
Kryetari i PDIU-së, z. Idrizi deklaroi se PDIU është e vetmja forcë politike që në këto zgjedhje del me një program të qartë dhe cilësor, që rrit mirëqënien dhe zhvillimin ekonomik, garanton siguri dhe rend dhe që përmban të gjitha mekanizmat e nevojshme për të mbështetur bashkëqytetarët tanë në nevojë.
"Ju bëj thirrje që të votoni PDIU-në në zgjedhjet vendore, të votoni nr. 34, të votoni për krenarinë tonë kombëtare, për pronën, për familjen, për besimin në Zot, për vlerat tona të përbashkëta." - tha z. Idrizi.
PDIU kandidon në të gjitha bashkitë e Qarkut të Durrësit, me listat shumëemërore për këshillat bashkiakë
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO