DURRËS - Nis në Durrës edicioni i 6-të i festivalit ndërkombëtar të Filmit. Ndryshe nga edicionet e tjera, festivali ka ardhur si retrospektivë e 5 edicioneve të kaluara, ndërsa nuk kanë munguar edhe homazhet në nder të aktores së mirënjohur, Drita Pelingu.

Ngrihet sipari i edicionit të 6-të të festivalit ndërkombëtar të filmit në Durrës. Por ndryshe nga vitet e tjera, ky festival është konceptuar si retrospektivë i ndërtuar mbi 5 edicionet e kaluara e në këto kushte, drejtoresha e festivalit, Anila Varfi e ka cilësuar të vakët edicionin, që nisi natën e mbrëmshme në qytetin bregdetar.

Me prezantimin e aktorit të njohur Timo Flloko, organizatorët nderuan me çmime të karrierës, regjisorin Piro Milkani dhe aktorin Lufti Hoxha. Pjesëmarësit mbajtën edhe 1 minutë heshtje në respekt të aktores të mirënjohur Drita Pelingu, e cila ndërroi jetë ditën e djeshme. 

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)