DURRES - Një aksion i Policisë së Durrësit, Drejtorisë së Tatimeve dhe Institutit të Shëndetit Publik kanë gjobitur 9 lokale me një total prej 2.9 milionë lekësh të reja, për mos zbatimin e ligjit anti-duhan si dhe mangësi në dokumentacion.

Mësohet se aksioni në fjalë është zhvilluar ditën e djeshme në të gjitha ambientet e qytetit bregdetar. Në përfundim të aksionit, nga verifikimet e kryera dhe për mangësi në dokumentacion, subjektet janë gjobitur me vlerën 1.4 milion lekë nga ana e Institutit të Shëndetit publik për shkak të mos zbatimit të ligjit anti-duhan, ndërsa Drejtoria e Tatimeve i ka gjobitur me shumën 1.5 milion lekë për mangësi dokumentacioni.

Në total shuma e gjobës ndaj 9 subjekteve ka kapur totalin e 2.9 milion lekëve.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)