DURRES-Një konflikt mes dy të rinjve ka degraduar deri në përdorimin e thikave, ku një prej tyre është plagosur.
 
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30, në lagjen Nr. 16 Durrës, në rrugë ku janë konflikuar për motive të dobëta, A.L. 18 vjeç dhe K.A. 17 vjeç, banues në Durrës.

I riu A.L. ka goditur me mjet mprehës(thikë), në krah, K. A.

I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar, A.L. është shoqëruar në polici, I cili po pyetet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com