DURRES - Zyra e përmbarimit në Durrës tentoi të nxjerrë nga banesat e tyre dy familje pasi banonin në shtëpitë e ish-pronarëve. Banorët bënë rezistencë ndaj forcave të policisë dhe në zbatim të ligjit përfaqësuesit e zyrave i lanë 10 ditë kohë për të dalë nga shtëpitë.

Por pas 10 ditësh do ekzekutohet vendimi i Gjykatës dhe banorëve do t'u duhet të lirojnë shtëpitë e tyre.

Banorët shprehen se nuk kanë mundësi të marrin dhe të paguajnë kredi.

“Enver Hoxha ua mori pronarëve dhe ua ktheu popullit. Këta po ua marrin popullit dhe po ua japin pronarëve”, shpreh një banor për tv A1 Report.

Në qytetin e Durrësit deri më sot janë ekzekutuar 30 vendime për t’i rikthyer banesat ish-pronarëve.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)