Një i ri është arrestuar nga polica e Durrësit pasi është kapur me kokainë në makinë, ndërsa ndaj dy të tjerëve ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë. Mësohet se dy ditë më parë u ndalua 18 vjeçari Mario Vrioni, pasi në automjetin e tij tip “Ford”, që e drejtonte pa leje drejtimi, i’u gjet rreth 0.5 gramë lëndë narkotike e dyshuar si kokainë. Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për pasagjerët në mjet K.L., 18 vjeç dhe D.M., 22 vjeç. Ndaj të ndaluarve rëndojnë akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe ”Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.