DURRËS - Plagosje me armë zjarri raportohet sot në qytetin e Durrësit, që në shënjestër ka pasur pronarin e një lokali. 

Një autor ende i paidentifikuar ka qëlluar duke plagosur Elton Fetahun, 25 vjeç, banor i lagjes 12, pronar i një lokali.

Ai është plagosur ne lokal dhe është dërguar në urgjencë.

Policia po heton rastin, po punon per identifikimin dhe kapjen e autorit.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)