DURRES - Një  polic është plagosur me armën e tij të shërbimit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45 minuta  të mëngjesit të sotëm në lagjen nr 17 të Durrësit.

Polici i moshës 30 vjeçar, për të cilin ende nuk bëhet i ditur identiteti, është plagosur në banesën e tij. I plagosuri është jashtë rrezikut.

Policia e Durrësit thotë se kemi të bëjmë me një plagosje aksidentale, ndërsa po bëne veprimet procedurale. Nuk përjashtohen pistat e tjera të hetimit.     

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)