Durrës, procedohen penalisht tre
persona për ndërtime pa leje

Durrës, procedohen penalisht tre<br />persona për ndërtime pa leje
DURRËS - Vala e procedimeve për ndërtimet la leje, nuk ka të ndalur. Në Durrës, një tjetër procedim penal në gjendje të lirë, ka filluar dje në drejtim të ndërtimit pa leje.

Kështu, sipas policisë në qytetit bregdetar, filloi procedimi ndaj shtetasit Sh.H., 28 vjeç, pasi rreth ores 12.00, ne lagjen Nr. 7 Durrës, është kapur duke ndërtuar pa leje një banesë një-katëshe.

Ndërkohë procedimi penal në gjendje të lirë ka filluar edhe ndaj dy nëpunësve të Inspektoriatit Ndërtimor, të cilët kanë lejuar vijimin e një tjetër ndërtimi pa leje.

Konkretisht u proceduan penalisht E.M., 38 vjeç dhe E.K. 33 vjeç, të dy me detyrë Inspektore pranë Inspektoriatit Ndërtimor Bashkia Durrës. Procedimi penal ndaj tyre ka filluar pasi duke mos kryer detyrën, kanë lejuar vazhdimin e punimeve pa leje në lagjen 14 Durres, tek shtetasi D.J.


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Fabio Capello 'shigjeton' Spallettin: Shumë konfuzion, tjetër gjë të bësh trajnerin e Italisë! Më vjen turp

Fabio Capello 'shigjeton' Spallettin: Shumë konfuzion, tjetër gjë të bësh trajnerin e Italisë! Më vjen turp