DURRËS - Sekuestrohen në Portin e Durrësit, 18 kilogramë lëndë narkotike, kanabis sativa. Policia kufitare ka bërë të ditur se, gjatë natës duke u gdhirë dita e sotme është vënë në pranga 21-vjeçari Ildi Xhera nga Dibra.

Arrestimi i të riu, është bërë pasi gjatë kontrollit në makinën që ai drejtonte një “Jeep” me targa AA 242 FU, që po ngjitej në tragetin e linjës Durrës-Bari, është gjetur dhe lënda narkotike që u sekuestrua.

Kanabisi është gjetur në gomën rezervë të mjetit me të cilën udhëtonte i ri. Droga si destinacion përfundimtar kishte shtetin italian, ku do të shitej. Ndaj të riut është ngritur akuza e “trasportit të lëndëve narkotike”.
 
Redaksia online
(ak/ac/shqiptarja.com