DURRES-  Një territor prej 2 mijë metrash katrorë tek kthesa që të çon në Xhafzotaj të Durrësit është sekuestruar pasi rezulton se nuk ka pasur dokumentacionin e duhur.

Në këtë territori ishte planifikuar për tu ndërtuar një servis për mjetet e rëndë.
 
Forcat e policisë pasi kanë konstatuar se pronarët nuk kanë pasur dokumentacionin e duhur kanë vendosur sekuestron duke zbatuar vendimin e prokurorisë për ndalimin e ndërtimeve pa leje.
 
Dy persona, të cilët ishin pronarë të subjektit privat u dërguan në polici dhe po merren në pyetje. Ndaj tyre do të nisë procedim penal për ndërtim pa leje.

(sg/shqiptarja.com)