Durrës: Shoqata "Gerd Myler 92",
gati festa për fitoren e Bayern

Durrës: Shoqata "Gerd Myler 92",<br />gati festa për fitoren e Bayern
I vetmi që nuk ngutet është njeriu që ka më shumë të drejtë të gëzojë. Ai quhet Abdulla Kujofsa dhe prej 20 vjetësh drejton Shoqatën "Gerd Myler ‘92", një komunitet sportdashësish të "Bajernit", që sipas tij, nuk i bashkon thjesht dhe vetëm sporti. "Duhet të jetë një festë e bukur, që t'i bashkojë të gjithë, pavaresisht se kush fiton", shprehet presidenti i shoqatës së vetme të tifozëve në Durrës.

Qyteti i njohur për grupimet e hershme të tifozëve të skuadrave italiane e ka pranuar superioritetin e fansave gjermanë, veçanërisht pas krijimit të "Gerd Myler ‘92", shoqata që në pak vite organizoi më shumë veprimtari se shumë simotra të tjera që mbështeten edhe nga institucionet. Jo pak falë themeluesit dhe drejtuesit historik të saj. Pranë spitalit rajonal, në një nga baret e rrugës "Aleksandër Goga", i cili me nismën e tij është zbukuruar me posterat e shoqatës dhe të futbollistëve gjermanë, Abdulla Kujofsa, ose Dulla siç e njohin të gjithë, tregon bazat mbi të cilat u ngrit dy dekada më parë shoqata me emrin e një prej futbollistëve më të mëdhenj të botës gjatë shekullit të kaluar dhe dëshirën e madhe për të afruar fëmijët dhe të rinjtë durrsakë te tradita e futbollit dhe kulturës gjermane në përgjithësi.

"Bajerni" i Mynihut aktualisht ka më shumë se 3.000 klube me fansa në të gjithë botën", nënvizon Kujofsa, sipas të cilit, pjesa më e madhe janë ngritur pas vitit 1990.

- "Gerd Myler ‘92", shoqata 547 -
Në këtë listë të gjatë shoqata e Durrësit është e shënuar me numrin 547 dhe kontaktet zyrtare mes Durrësit dhe Mynihut kanë qenë intensive. Nuk ka qenë e lehtë ngritja e klubit "Gerd Myler" në Durrës. Abdulla Kujofsa, në atë kohë arsimtar në një nga shkollat e mesme të Durrësit, kërkonte të realizonte një nga ëndrrat e tij të hershme. "Kam qenë 9 vjeç kur Gjermania u shpall kampione e botës në kampionatin që u zhvillua në Zvicër", e nget bisedën Kujofsa.

Shumica e durrsakëve bënin tifozllëk me Italinë. Ndeshjet, njëlloj si muzika, dëgjoheshin në radio, e të nesërmen diskutoheshin në punë apo në dyqanet, ende të pashtetëzuara të fruta-perimeve apo të zanatçinjve në qytet. Ndoshta kampionati i Anglisë në vitin 1966 e ka bërë përfundimisht tifoz të "Dojçave" Abdulla Kujofsën, i cili qarkullonte me fotot e fshehura në gjoks të futbollistëve të mëdhenj gjermanë të kohës.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate