DURRËS - Policia kufitare e Durrësit ka shpëtuar 5 shtetas kosovarë të cilët rrezikoheshin të mbyteshin ne det. Ka qenë ora 12:25 kur policia kufitare është njoftuar se në vendin e quajtur “Apollonia” rreth 300 metra nga bregu ndodhet një mjet lundrues i cili rrezikon të mbytet.
Menjëherë në vendngjarje shkoi mjeti lundrues BP-17 i Policise Kufitare me ekuipazhin e policisë kufitare ku konstatoi se kishin të bënin me një mjet lundrues tip pedalinë me 5 persona në të.
Si rezultat i veprimeve të shpejta te policisë kufitare në koordinim dhe me mjetet e tjera që ndodheshin në atë zonë u bë e mundur që të nxirren në breg pa pësuar asnjë lloj dëmtimi të tyre, ndërkohë që pedalina e tyre u fundos në det.
Me qëllim mospërsëritjen e ngjarjeve të tilla, Policia Kufitare ka kontaktuar edhe një herë me pronarët e mjeteve lundruese turistike që të respektojnë rreptësisht rregullat e sigurimit teknik të këtyre mjeteve si dhe distancat e lundrimit .
Personat e shpëtuar
A.M 19 vjece , banuese në Ferizaj, Kosovë
V.S 22 vjec , banuese në Ferizaj, Kosovë
Ç.M. 17 vjec banuese në Ferizaj, Kosovë
I. S. 16 vjec, banuese në Ferizaj, Kosovë
Q.M. 14 vjec, banuese në Ferizaj, Kosovë
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com