DURRES- Shtyhet për ditën e enjte operacioni për nxjerrjen e motovedetën e "Guarda di Finanza", e cila ka ngecur prej 3 ditësh në një cektinë në bregdetin e Semanit.

Sipas burimeve të “A1 Report”, komanda e flotës detare në Durrës gjatë një takimi me autoritetet shqiptare dhe ato italiane kanë vendosur të shtyjnë operacionin për nxjerrjen e motovedetës në breg për shkak të motit të keq.

Një tjetër motiv i këtij vendimi është edhe mungesa e mjeteve të nevojshme për realizimin e operacionit.

Në këtë takim u vendos që motovedeta të ruhet nga një roje e punësuar nga autoritet kufitare shqiptare, deri në përmirësimin e motit dhe të ardhjes së pajisjeve të munguara për realizimin e aksionit nga Italia.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)