DURRËS - Prej 1 jave ndodhet në gjendje kome por mjekët nuk kanë dalë në një diagnozë pasi nuk punon skaneri dhe rezonanca manjetike në spitalin e Durrësit. Krenar Nushi ka mbetur në koma pasi u përfshi në një aksident automobilistik në autostradën Durrës –Tiranë.

Aktualisht 36-vjeçari Krenar Nushi ndodhet në spitalin rajonal të Durrësit dhe sipas mjekëve ai duhet ti nënshtrohet shërbimit me skaner dhe rezonancë manjetike, por këto aparatura në spitalin e qytetit bregdetar nuk janë në gjendje pune.

Familjarët e të riut bëjnë apel për ndihmë, pasi 36 vjecari e ka të domosdoshme të kryejë këto shërbime mjekësore, ndërsa nuk mund ta transportohet drejt spitalit të Tiranës për shkak të gjendjës së rëndë.

Kjo situatë është përkrahur edhe nga mjekët e spitalit të Durrësit. Aksidenti ku u plagos Krenar Nushi u shënua pasditen e 16 tetorit, ndërsa për paspjë mbeti i vdekur shoku I tij Stilian Mullai.

Redaksia online
(ak/ac/shqiptarja.com