DURRES - Nën një ceremoni të veçantë të organizuar në shëtitoren “Taulanita” të Durrësit ka startuar gara e parë ndërkombëtare e varkave më vela Durrës “International Sailing Regatta”.

Kjo garë zhvillohet në vazhdën e aktiviteteve sportive e kulturore të këtij sezoni në mbështetje të aktivitete të sporteve të ujit që i shërbejnë imazhit turistik të qytetit.

Durrës International Sailing Regatta, organizohet nga Yacht Club Albania, klub i themeluar në Durrës në vitin 2009, me mbështetjen e Bashkisë së Durrësit dhe të Albania Yacht.

Shtetet pjesëmarrëse në këtë garë janë Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia ku gjithsej do të garojnë 26 sportistë.

Për Shqipërinë në këtë aktivitet do të garojë sportistja e talentuar Iselda Carkanji. Qëllimi i zhvillimit të një aktiviteti të tillë si dhe i Yacht Club Albania është që të promovojë sportin e Velës në Durrës dhe në shkallë kombëtare.
(eb/Shqiptarja.com)